Muaj të tërë në heshtje totale dhe tendencë për të mbajtur lidhjen komplet hermetike për Luana Vjollcën dhe Krenar Çoçaj po i lënë rrugën një raporti të ri publik.
Tashmë kur edhe kanë nisur të qarkullojnë fotografitë e para si ajo e publikuar dy ditë më parë në Prive.al (kliko KËTU), dyshja që janë në lidhje tash e një kohë nuk po kursehen në komente.
Vetë Krenari ka nisur të jap komentet e para në profilin e Luanës, me theks të veçantë në fotot më të bukura të Luanës.
E duket se seria e fundit e fotografive, e realizuar saktësisht në banesën e dyshes në Prishtinë ka qenë e parezistueshme për djalin nga Prishtina.
Ai në shkrimin e lënë, mes tjerash e krahason prezantuesen bukuroshe me një raketë, meteor e aeroplan, bazuar në emotikonat e përdorur. Goxha krahasim… /Prive.al/