Këngëtarja Arta Bajrami ka një veti të vetën, të cilën e urren.
Ajo është person pak i ngutshëm dhe kjo gjë nuk i pëlqen asaj aspak. Këngëtarja ka treguar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, se i pëlqen t’i marrë gjërat shpejt, dhe nuk ka durim që të presë për asgjë.
“Jam e ngutshme. Jam tip energjik dhe nuk më pritet, i dua gjërat aty për aty”, ka thënë këngëtarja.
Në këtë intervistë në NIN, ajo ka treguar se po punon në këngën e re dhe do ta lansojë së shpejti, vetëm pak ditë pasi publikoi bashkëpunimin me reperin MC Kresha, titulluar “Asaj”. /Prive.al