Geti feston ditëlindjen, vjen edhe urimi special i Marinës

By

Dhe ditëlindja e 35-të i trokiti në derë reperit kosovar Getoar Selimi.

Kjo datë për të, është e veçantë e po ashtu edhe për të dashurën e tij, moderatorin Marina Vjollca, e cila ka pasur një urim special për të.

Çifti që shumë shpejt po përflitet të jenë protagonist të një dasme të madhe ku do e kurorëzojnë dashurinë e tyre dy vjeçare, nuk i kursejnë fjalët e bukura për njëri tjetrin në rrjetet sociale.

Epo, ky është rasti ideal për Marinën që t’ia shprehë Getit dashurinë, përmes fjalëve të urimit të ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti i zemrës sime! Siç më ke bërë mua të lumtur, dua që me lumturi të të ecë e gjithë jeta! I love u more and more every day”, ka shkruar Marina, duke vendosur në fund një hashtag tipik kosovarçe “burri jem”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm