Disa javë më parë, këngëtarja Ryva Kajtazi u bë nënë për të parën herë në një zhvillim shumë privat.
Këngëtares së njohur madje iu deshën disa ditë pas lindjes për të bërë publik lajmin e madh të cilin në fakt,për herë të parë e zbuloi Prive.al.
Në ditët e para të rikthimit në shtëpi, Ryva kishte menduar edhe për një festë të vogël e të dekoruar me shumë finesë për Dorelën e cila bëhej anëtarja më e re e shtëpisë.
Por, duket që festën e madhe, Kajtazi e ka rezervuar për më vonë.
Mbrëmjen që lamë pas, në një prej ambienteve të restoraneve në kryeqytet, këngëtarja ka organizuar atë që njihet si ‘babinë’ ku në prani të shoqeve të ngushta kërcimi, atmosfera e vallja nuk ka munguar.
Lori, Teuta Selimi, Teuta Krasniqi, Violeta Kajtazi, Dona Matoshi e Blerta Deliu ishin vetëm disa prej mikeshave të pranishme në event.
Më poshtë disa fotografi nga festa e mbrëmshme. /Prive.al/