Shyhrete Behluli prezanton vëllezërit

By

Është një ndër këngëtaret më të pëlqyera që për dekada të tëra i ka rezistuar kohës duke vazhduar të jetë aktuale.

E ky fakt, bën që pa dyshim, Shyhrete Behluli të jetë në shënjestër të vëmendjes së opinionit dhe mediave.

Relacioni i saj me nusen e djalit dhe pjesa tjetër e familjes së ngushtë si rrjedhojë është shumë i parë e i komentuar por është një pjesë e familjes të cilën Shyhretja nuk e ekspozon shpesh.

Fjala është për vëllezërit e këngëtares me të cilët, Behluli ka pozuar bashkë së fundmi në një fotografi kur në ditë të lira, kanë arritur të bëhen bashkë. Në bazë të tipareve kryesore, duket që këngëtarja ngjan mjaft me vëllezërit e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm