Ditëlindja e Tara Muharremit, vajzës së këngëtarit Blero dhe aktores Teuta Krasniqi ishte kryetemë në media për dy-tre ditë rresht.
Pamë gjithçka, nga dekori mahnitës i GrandDecor deri tek befasitë dhe dhuratat mirëpo një gjë që tërheq shumë vëmendje nuk u kuptua asnjëherë.
Me ish partnerin dhe partnerin aktual, prezentë në po të njejtin event, shtrohej pyetja – a kanë pozuar bashkë Adonisi dhe Blero?!
Tashmë kur janë postuar shumë fotografi nga eventi, një gjë e tillë mund të thuhet me siguri!
Ndonëse me një relacion solid, e mjaft të mirë me njëri-tjetrin, dyshja duket që nuk kanë shkrepur ndonjë fotografi duke eliminuar paraqitjet e përbashkëta.
Ka qenë aktorja Teuta Krasniqi ka postuar imazhe nga portreti i saj familjar tek të cilat shfaqet vetëm me Tarën, Adonisin e Kaian e vogël duke mos i lënë hapësirë Bleros as në urim.
Sidoqoftë, e rëndësishme ka qenë që festa ka qenë e nivelit që do mbahet mend gjatë nga Tara e cila është befasuar e lumturuar pa masë. /Prive.al/