Në kohën kur po flitet mbi një largim të mundshëm të Marina Vjollcës nga emisioni ‘Procesi Sportiv’, moderatorja bukuroshe nuk ka preferuar të komentojë diçka nga kjo pjesë.
E një formë të përgjigjes indirekte, Vjollca e ka dhënë përmes një postimi në rrjete sociale ku vë në pah një gjest të sajin, të përmblehdur nga fanset e saj.
Përmes një fotografie ku përmbledhen një varg i kolazheve nga emisione të ndryshme, Marina duket se e ka të pashmangshme të përfundojë emisionin pa e shkelur syrin.
Cili mund të ketë qenë mesazhi i këtij postimi?! Pohim, mohim apo asgjë e lidhur me thashethemet e qarkulluara në media?! Përgjigjen mund të na thotë vetëm Marina. /Prive.al/