I mbushi plot 24 pranvera. Dhe sigurisht, ditëlindja e saj nuk do kalonte pa një festë magjike sikurse.
Për këngëtaren e ëmbël Xhensila Myrtezaj, i dashuri i saj, aktori Bes Kallaku, kishte rezervuar një mbrëmje fantastike.
Nën shoqërinë e miqve të tyre, tingujve të violinës e qirinjve në darkën e ditëlindjes, ajo ia ka kaluar për mrekulli.
Në profilin e saj në instagram ka publikuar plot fotografi e video nga mbrëmja që i ngrohu zemrën duke e bërë të buzëqeshte në çdo moment.
Xhensila përmes një përshkrimi në njërën nga fotografitë, ka lënë të nënkuptohet se e tërë mbrëmja ishte organizuar nga i dashuri i saj.
“Me dashurinë time ne krah qe e bën çdo gjë të duket familjare, edhe miqtë tanë më të afërt të cilët bënë të mundur ketë darkë të shkëlqejë njësoj si në tavolinën e familjes. Përqafime të sinqerta. Xhensila. Ju faleminderit të gjithë ju fansave, jam e bekuar me ju. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Xhensila.