Hitet e saj si ‘Gjithmonë’ e ‘Udhëtim’ me gjithë vitet që kanë kaluar, vështirë se janë larguar nga kujtesa e shumëkujt.
Ato i rezistojnë viteve duke vazhduar të dëgjohen me po të njejtën nostalagji për muzikën e mirë.
E nëse ju ka marrë malli për krijimet muzikore të interpretuara nga Luar Arani, atëherë kemi lajme të mira.
Këngëtarja e njohur që është pasivizuar katër vitet e fundit me zhvendosjen definitive në Gjermani duket se po i rikthehet muzikës!
Indikacionet e forta janë lënë të kuptohen nga postimet e fundit të Luar e cila gjendet në Prishtinë me bashkëpunëtorë të rinj.
Cricket është emri i zgjedhur për të punuar në projektet e reja ndonëse këngëtarja është treguar e rezervuar për t’i shpalosur fillimisht detajet duke u mjaftuar me disa foto, ku mes tjerash shfaqet edhe me akterë të produksionit Entermedia.
Se çka po punon Luar mbetet për t’u parë në javët në vazhdim por një gjë që mund të thuhet sigurtë është që ky rikthim do pritet me shumë interesim nga entuziastë të muzikës që kultivonte këngëtarja në dekadën e parë të viteve 2000. /Prive.al/