Kosova ditë e më shumë po tregon se është një vend i talentëve të mëdhenjë në shumë fusha të artit.
Një tjetër sukses në këtë aspekt është arritur së fundmi në modë nga kreatorja Kaona Duriqi.
Fustani i krijuar nga kosovarja u vesh mbrëmjen e kaluar në ceremoninë e çmimeve ‘Oscars’ nga aktorja Nikki Novak.
Ky padyshim është një sukses mjaft i madh pasi që janë të pakta kreatoret shqiptare të cilat kanë arritur të fusin krijimet e tyre në këtë event.
Përpos saj Kaona arriti të marrë komente mjaft pozitive për këtë krijim i cili do të jetë një pasqyrë mjaft e mirë e punës së saj. /Prive.al/