Këngëtarja Dua Lipa në këto vite të depërtimit në tregun ndërkombëtar muzikor ka funksionuar mbi bazën e një strategjie të qartë.
Shpërndarja e këngëve është bërë në formën që fillimisht, versioni audio të jetë i publikuar e i cili do pasohet nga videoklipi.
Në të njejtën logjikë është edhe veprimi i fundit!
Këngëtarja ka vendosur qe nesër të publikojë videoklipin e këngës së rradhës, kësaj rradhe solo.
‘Thinking ‘Bout You’ mban emrin projekti i cili është pjesë e albumit të parë të këngëtares që nesër do kompletohet edhe në këtë aspekt.
Kujtojmë se albumi i këngëtares, i paraparë për datën 17 Shkurt u shtye në Qershor për disa intervenime të tjera të para si të nevojshme. /Prive.al/