Homoseksualiteti: Shpat Kasapi e Çani debatojnë LIVE

By

Këngëtari Shpat Kasapi, debutimin në YFSF e bëri sot me Ricky Martin,këngëtarin me të cilin është krahasuar shpesh ndër vite në karrierë.

Ai arriti ta përvetësojë rolin në mënyrë të shkëlqyer mirëpo siç edhe pritej, nga anëtari i jurisë Arjan Çani erdhën edhe provokimet e para.

Prezantuesi i ‘Zonë e Lirë’ theksin e vuri tek seksualiteti i Martin, pjesë mbi të cilën Shpati ishte shumë i informuar.

Ky i fundit këmbënguli që Ricky Martin e ka deklaruar publikisht orientimin e tij në librin që ia ka lexuar Shpati.

Mes tjerash, këngëtari nga Maqedonia foli për një popull homoseksualësh i cili ka ekzistuar dikur e për të cilin Martin ka simpati.

Kjo bëri që Çani të pyet se pse i di gjithë këto gjëra Shpati.

‘Unë jam i interesum për goca jo për çuna’ – u shpreh këngëtari.

Debati përfundoi me përshëndetje për nënën e Shpatit e cila është zgjedhur deputete nga rradhët e partisë maqedonase LSDM. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm