Këngëtari i njohur nga Mitrovica i cili jeton dhe vepron në SHBA, Seven Saraqi, javë më parë u përfol për një ndarje nga e dashura e tij Lorena Haliti.
Por të gjitha këto thashetheme u hodhën poshtë në emisionin Prive i cili kishte kontaktuar dyshen duke marrë një përgjigje edhe për shkasin se pse lidhja e tyre u vu në pikpyetje.
Artisti tregoi se ishte fshierja e fotove të përbashkëta në profilet respektive edhe shkaku kryesor se pse filluan të qarkullonin lajme të tilla por që këtë dilemë ai vendosi që së fundmi ta shuaj njëherë e përgjithmonë.
Ai publikoi një fotografi krahas të dashurës së tij duke shuar kështu çdo lloj dyshimi se ata janë ndarë. /Prive.al/