Ka pak kohë që ka sjellur këngën ‘Paris London’ në bashkëpunim me shoqen e jetës, Fibin mirëpo Eva Ndoja nuk e ka ndërmend të ndalet.
Si e ftuar së fundmi në emisionin Wazzup në Klan Kosova, ajo tregoi se ka nisur punë për projektin e ri.
Kënga që është punuar kohë më parë është solo dhe mendohet të publikohet pas rreth një muaji e gjysmë, nëse çdo gjë shkon siç duhet me punën në videoklip.
Ndryshe prej projekteve të fundit përfshirë ‘Mene mene’, kjo këngë do jetë më e ‘qetë’ duke anuar nga balada.
Në intervistë me Enur Pakashticën dhe Erna Gecin, dyshja mes tjerash zbuluan se tash e një javë janë zyrtarisht edhe me kontratë nën menaxhimin e shtëpisë muzikore RedBox Entertainment të cilës i kanë besuar shumë prej projekteve të suksesshme në kohët e fundit.