Këngëtarja Elvana Gjata, qëndrimin në Los Angeles të Kalifornisë nuk e ka pasur thjesht për festën private të Poo Bear për nominimet e projekteve të producentit.
Elvana do marrë pjesë edhe vetë në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve!
Ky fakt është bërë i ditur nga Samuel Rauda, grimeri i njohur i fytyrave publike përtej oqeanit.
Ai ka postuar një fotografi të Elvanës së grimuar nga ai nën mbishkrimin: ‘Sot me Elvana Gjatën për Grammyt’.
Ndryshe, edhe ky zhvillim si gjithë puna në projektet e reja e takimi me Justin Bieber ka kaluar në heshtje nga ana e këngëtares që nuk ka postuar diçka të re prej kohësh. /Prive.al/