Ndalimi në Francë me urdhërarrest të Serbisë i Ramush Haradinajt në ditët e para të 2017-tës ngjalli shumë debat.
Në vlugun e reagimeve u përfshinë edhe shumë fytyra publike që përmes hapësirës së tyre shprehën solidarizimin me figurën e ish-komandatit të UÇK-së.
Por, i heshtur përgjithësisht qëndroi lideri i Babastars, Getoar Selimi.
Ndonëse mund të mos ketë reaguar së fundmi, ‘rrënjët’ e miqësisë mes dy emrave janë të kahmotshme.
Në disa fotografi që qarkullojnë nga arkivat në internet, Geti e Ramushi shihen vite më parë përkrah njëri-tjetrit e ku ndryshimet në stil normalisht se janë të dukshme.
Kujtojmë se lideri i Babastars kishte përkrahur Ramushin në kohën e gjykimit në Hagë edhe me këngë.
Ai bashkë me Genta Ismajlin kishte publikuar projektin ‘Krejt e din’ i cili vazhdon të dëgjohet akoma mes fansave lojal të reperit dhe jo vetëm. /Prive.al/