Stresi e Skivi nisin kapitull të ri

By

2016-ta e karakterizuar me përplot skandale, rrahje e ndarje mes artistëve nisi në fillim të Janarit me një zënkë më periferike.

Stresi dhe Skivi nga Babastars replikuan me kunja në rrjete sociale duke nxjerrë të palarat e njëri-tjetrit.

Gjithçka duke se filloi me një postim të Stresit i cili pasi bëri publike një foto duke kënduar me Ledrin, shtoi gjithashtu një mbishkrim ku thotë se “koha tregon kush janë miqtë e vërtetë dhe armiqtë”, ndërsa thotë se nuk ka dashur të “bëhet pjesë e ndonjë grupi por vetëm aleat”.

Atëbotë nuk kishte munguar përgjigja e reperit Skivi, i cili nuk është kursyer me fjalët dhe deklaron se “historia nuk ndryshohet” dhe reperit i dedikoi një ‘referat’ në rrjete sociale ku tregonte mbi kontributin e tij.

Më pas, Stresi kishte deklaruar se në Babastars vlen vetëm Geti teksa emra të tjerë i akuzoi për dyfytyrësi megjithatë duket se tashmë gjërat janë të kaluara dhe armiqësitë e vogla janë tejkaluar.

Hapi pozitiv është ndjekur sot kur Visari ka filluar ta ndjekë në Instagram reperin nga Shqipëria i cili gjendet në arrati.

Pak ditë më parë, Skivi filloi ta ndjekë sërish në rrjete sociale edhe Agon Amigën me të cilin fillimisht u duk se gjërat nuk ishin në pikën më të mirë të mundshme por me grupin, ato u tejkaluan. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm