Pa shumë bujë mediatike, një emër i njohur botërisht i repit ka zbarkuar dje pasdite në Kosovë.
Fjala është për reperin gjerman Kay One (ndryshe i njohur edhe si Prince Kay One) i cili mbrëmë ka arritur në kryeqendrën kosovare.
Mbrëmë, prezantuesja Luana Vjollca shënoi rikthimin në ekran me ‘Pa Limit’ i cili si zëvëndësues i spektaklit ‘Portokalli’ zuri vend në prime-time të Top Channel.
Për gati dy orë, audienca shqiptare pati mundësinë të argëtohej me formulën e programit tek i cili Luana siç edhe pritej u shfaq shumë seksi, me një fustan të bardhë elegant.
Por, nëse në mendje keni imazhin e mbrëmshëm të bukuroshes, harrojeni! Ajo tashmë është transformuar plotësisht.
Në një prej fotografive të fundit nga Prishtina, Luana shfaqet komplet ndryshe.
Me një paruke tek Altini, frizeri i saj i kahmotshëm, prezantuesja duket komplet ndryshe si zeshkane.
Se a duket më mirë në këtë formë apo ajo duhet vazhdojë t’i mbetet lojale flokëve të bardha iu mbetet juve ta vlerësoni në bazë të preferencave individuale. /Prive.al/