Flet vetë Teuta: Ja relacioni im me Afronën

By

Intervista 60 Sekondëshe e Afrona Dikës ku e përshkruante Teuta Krasniqin si ‘shumë zemër’ u bë shkak për një varg të gjatë informacionesh pasuese.

Fillimisht, dyshja nisën ta ndjekin njëra-tjetrën në Instagram teksa media të caktuara raportuan edhe për dreka mes dy vajzave në banesën e aktores.

Por duket se relacioni stabil mes Krasniqit dhe Dikës ka filluar kohë më parë dhe jo tek së fundmi.

Këtë e ka nënvizuar vetë aktorja në një prononcim për Prive.al.

‘Sa i përket Afronës ne kemi raporte shumë të mira prej kohë më heret e jo pas intervistës së saj por nuk ka qenë dicka që jemi ndi të obliguara ta bëjmë publike sepse është raport privat dhe une me kënaqësi e kam mirëprit atë sikurse edhe ajo mua.

Unë kam mendim shumë të mirë për Afronën dhe s’kam asnjë arsye të ndjej të kundërtën. Për mua nuk kanë vend klishete në raporte të caktuara dhe nëse dikush është njeri i mirë dhe ka sjelllje të mira dhe të duhura ndaj meje atëherë do ta gëzojë shoqërinë dhe respektim tim. Respekti është reciprok’ – ka deklaruar Teuta./

Artikuj të ngjashëm