Këngëtari, Alban Ramosaj me stilin e tij të vaçantë në muzikë dhe me një fizik mjaft të lakmueshëm, ka arritur të mbajë pas vetës një numër të madh adhuruesish, e kryesisht femra.
Një mbështetje të madhe ai pati dhe në festivalin ‘Kënga Magjike’ por dhe në spektaklin e vallëzimit’ Dance With me’ ku ishte një ndër favoritët për çmimin kryesor.
E përpos dashurisë së madhe nga fansat nuk munguan as surprizat e shumta të cilat duket se kanë lënë pa fjalë Ramosajn.
Me fjalët më të zgjedhura, e më të bukura për Albanin, një nga adhurueset e tij lexon një letër në prani të këngtarit i cili ka vendosur ta ndaj në instagramin e tij këtë video, ku e ka përshkruar si një lumturi shumë të madhe dhe ka premtuar që do të jap maksimumin nga vetja.
Kjo është mënyra më e mire e raportit artist-adhurues, dhe është shpërblimi më i madh që çdo artist mund të marrë. /Prive.al/