Mbrëmja e kaluar ka shënuar një ndër mbrëmjet më të rëndësishme në futbollin amerikan e pjesë e saj u bë edhe bukuroshja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj së bashku me bashkëshortin e saj, miliarderin Sam Nazarian.
Ajo u pa në stadium në disa zona ku njerëzit e thjeshtë as nuk bëhet fjalë që mund të kenë qasje.
Kjo ‘liri’ e madhe e lëvizjes shkoi deri aty kur Emina dhe bashkëshorti i saj shkuan shumë afër lojtarëve duke shkelur edhe në fushën e blertë.
E me tu afruar aty çifti hasën në këngëtaren e njohur me famë botërore Ciara me të cilën nuk munguan as përshëndetjet dhe një foto çasti. /Prive.al/