Nëse studio fotografike e Fadil Berishës është adresa ku gravitojnë shqiptarët në Neë York, atëherë pa dyshim se ekuivalente është vila e Blerim Destanit për Dubai.
Në të, kalojnë pushimet dhjetëra fytyra të njohura, miq të aktorit të njohur teksa nuk kanë munguar as realizimet e videoklipeve.
E së fundmi, ka qenë familja Xhaka ajo që po shijon disa ditë të nxehta në shtëpinë e Destanit.
Lajmin e ka bërë të ditur Taulanti i cili përmes Instagramit ka falemnderuar aktorin që i ka liruar shtëpinë atij dhe disa miqve të tij.
Paraprakisht, jo shumë kohë më parë, në po të njejtin vend kishte qëndruar edhe vëllai i Taulantit, Graniti, bashkë me Leonitën, të fejuarën e tij teksa më herët kohë kanë kaluar edhe aktori Xhevdet Jashari, MC Kresha dhe Lyrical Son, Xherdan Shaqiri e të tjerë emra. /Prive.al/