Këngëtarja Flaka Krelani sonte performoi projektin e saj ‘Rebelohem’, garues në edicionin e sivjetmë të ‘Kënga Magjike’.
Si edhe çdo herë tjetër falë aftësive vokale të jashtëzakonshme, Flaka shkëlqeu me interpretimin e saj.
Por ajo që gjithashtu mori vëmendje ishte deklarata e këngëtares në insertin që i paraprin performancës ku këngëtaret po shpalosin planet për vitin 2017.
Krahas dëshirës për t’u distancuar pak nga Instagrami e Facebook, Flaka zbuloi se synon të krijojë linjë veshjes ‘Zjarrm’. Mbetet të shihet se a do ia dalë apo jo këngëtarja.
E rëndësishme është që ia ka mësyer… /Prive.al/