Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri mbrëmë edhe pse disa orë më herët uroi të ëmën me rastin e ditëlindjes së saj e cila përkon pikërisht me datën “28 Nëntor”.
E dita në fjalë nuk shënon vetëm ditëlindjen e nënës së Duffyt pasi që edhe shumë familjarë të fytyrave tona publike kanë të njejtën festë.
Duket se nga entuziazmi për nënën e saj ajo ka gjetur kohë që të gjithë këtyre t’i urojë ditën e veçantë.
Së pari e nisi me nënën e Lola Haradinajt bashkëshortes së Daut Haradinajt teksa komentoi në profilin e Lolës duke i treguar se edhe nëna e saj shënon pikërisht atë festë duke vazhduar tek Miriam Cani për t’i uruar asaj ditëlindjen e vajzës e krejt në fund edhe në disa profile tjera të cilët festonin të njejtën festë. /Prive.al/