E njohëm të gjithë në spektaklin ‘The Voice’ ku edhe triumfoi si e para në moshën 18 vjeç duke thyer perceptimin se shqiptarët nga Kosova nuk fitojnë në Shqipëri.
Fjala është për Rina Bilurdagun, vajzën nga Prizreni që pas triumfit nuk është se kapi ëndrrën e premtuar duke mos realizuar këngë hite.
Megjithëse jo me projekte, Rina vazhdoi me mbrëmje muzikore falë edhe vokalit të jashtëzakonshëm.
Por, krahas një linje të njejtë të zhvillimeve në karrierë, nga jeta private duket se ka risi.
Këngëtarja tash e një kohë është në lidhje me shqiptarin nga Shkupi, Bekir Sejfula, me të cilin pak javë më parë edhe është fejuar.
Prive.al ju sjell fotografi nga fejesa dhe të tjera të çiftit.