Këngëtarja e talentuar Evi Reçi pak ditë më parë publikoi projektin ‘In my room’ i cili u prit mjaft mirë dhe shkaktoi jehonë mediatike duke i siguruar Evit vend në shumicën e mediave shqiptare.
Por duket se jehona e projektit tek i cili ‘shkrinë’ kapacitetet e tyre emra të njohur në fushat përkatëse ka tejkaluar trojet tona.
La repubblica, prestigjiozja italiane që në versionin e shkruar renditet ndër faqet më të klikuara në Itali i ka kushtuar një shkrim të gjatë këngëtares shqiptare duke e komplimentuar për stilin dhe talentin.
Në fakt, Evi punon si gazetare në gazetën italiane dhe kanë qenë kolegët e saj ata që e kanë befasuar me publikimin e artikullit të plotë.
Megjithatë, pa punën e Reçit në projektin ‘In my room’ vështirë se do thyheshin standardet e gazetës italiane dhe si rrjedhojë, pa dyshim se meritore është deri në një pikë vetë Evi për nivelin e këngës së re. /Prive.al/