Ja si e ‘shqiptarizon’ Drenusha Latifi burrin e saj (FOTO)

By

Ikona e bukurisë, ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi ka tash e një kohë që ka lënë Kosovën për kapitullin e ri të jetës në Suedi.

Bashkë me burrin e saj, turkun Atilla Kardes dhe vajzën 1 vjeç e gjysmë Ynwa, bukuroshja larg vendit të origjinës po e ndërton familjen e saj të shëndoshë.

E përkundër faktit se ka distancë gjeografike prej mijëra kilometrash nga Kosova, Drenusha jo vetëm që nuk po harron vlerat shqiptare për vete por po ia ‘imponon’ ato edhe bashkëshortit, Atilla.

Në një foto të postuar nga ish-Miss Kosova në Instagram, Atilla shihet me plis në kokë me emërtimin ‘Sahit plisi’.

Ndryshe, Atilla ka jetuar në Kosovë për një kohë të gjatë duke zotëruar gjuhën dhe kulturën e vendit të bashkëshortes. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm