Se këngëtaret tona janë në hap me kohën e modën kjo dihet tashmë.
Disa më ekstravagante e më ekspozuese, por ka edhe të tjera që po i qëndrojnë besnike stilit që e kan krijuar tash e disa vite, dhe e ndjekin linjën e elegancës.
Të dukesh bukur nuk do të thotë të ekspozohesh shumë e këtë na ka treguar për vite me rradhe më së miri këngëtarja Leonora Jakupi.
Derisa vjeshta po ikën ngadalë duke i lënë vend stinës së dimrit edhe veshjet tona duhet ti përshtatim përkatësisht kohës që është.
Tendenc e vjeshtë-dimër janë fundet e gjata deri tek gjunjët dhe pulovrat të gjatë mbi fustan, kombinime elegante dhe mbi të gjitha cool.
Dhe pikërisht me këtë veshje na u prezantua këtë herë këngëtarja në fotografitë e fundit të realizuara nga fotografi Artan Korenica.
Kujtojmë se në rrafshin profesional projekti i fundit i saj ishte ‘ Të kam jetë’. /Prive.al/