Dasma që po zhvillohet sonte ishte shkak që këngëtari Besart Halimi të postonte foto me personin e zemrës por gjërat nuk mbaruan me kaq.
Besarti, në postimin e bërë zbuloi më shumë nga çfarë pritej! Ai dhe Jana priten të bëhen prindër.
Në foton ku shihet me bashkëshorten, këngëtari i njohur ka shkruar: ‘Ne të tre’
Nga çfarë mësohet, Jana tashmë është disa muajshe shtatzënë por gjinia e foshnjes nuk është bërë e ditur.
Dyshja kurorëzuan dashurinë pak muaj më parë pas një lidhje të gjatë dhe duket se nuk kanë pritur shumë për hapin e madh. Urime! /Prive.al/