Lyrical Son përjeton për herë të parë një emocion të papërshkrueshëm

By

Që prej ardhjes në jetë të Evës në muajin Janar, reperi Lyrical Son ka shijuar çdo moment të të qenurit prind.

Festimi, e ka shndërruar në traditë që të festojë çdo muaj të rritjes së vajzës duke ndarë me fansat mirënjohjen e madhe për Zotin që i ka dhënë këtë mundësi.

Por, videoja e sotme e postuar nga reperi, princeshën e vogël e sjell ndryshe.

Ajo për të parën herë ka arritur të qëndrojë në këmbët e veta, teksa me këtë gjest ajo ka zgjuar nga gjumi reperin.

Videoja e Evës është pëlqyer shumë nga ndjekësit në rrjete sociale që poashtu i janë gëzuar këtij momenti të veçantë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm