Më datë 3 Tetor, Prive.al bëri të ditur lajmin se një prej këngëtarëve më të pëlqyer, Albatrit Muqiqi do i jap fund beqarisë në muajin Nëntor.
E tashmë kur data e madhe është afruar, çdo gjë është bërë gati.
Albatriti dhe Egzona tashmë kanë shpërndarë edhe ftesat ndër familjarë e miq që do t’i bashkohen ahengut të madh të datës 11 Nëntor.
Natyrisht pjesë e këtij ahengu madhështor do të jenë edhe shumë figura publike, miq e familjarë të këngëtarit.
Më poshtë ju sjellim edhe ftesën e dasmës në fjalë. /Prive.al/