Rikthim tek Rosita? Rina do ‘trazojë’ ujërat sërish!

By

“Bad Rosita” ishte një prej këngëve më të suksesshme të Rinës kohë më parë.

Vëmendje të madhe përtej faktit që projekti ishte shumë cilësor, i dha edhe tematika e prekur.

Kënga flet në tekst për një dashuri të papritur homoseksuale, nga shoqja e ngushtë.

“Mos u merzit qe me ty smuj me kon
Ti je e bukur që ti me paas lot
Un ndjej dashni po jo qysh ti e meriton
Rositaaa”, është vetëm një pjesë e tekstit të këtij projekti.

Rina nuk e ka sqaruar asnjëherë taman nëse bëhet fjalë për diçka personale marrë shkas që teksti është shkruar nga vet ajo mirëpo një gjë është e sigurtë.

Po vjen Rosita 2-shi, ose të paktën diçka me tematikë të ngjashme!

Këtë e ka konfirmuar artistja përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet:

“Po kthehem së shpejti me një tjetër këngë për një vajzë. E dini, po e kthej Rositën e brendshme prapë”.

Mezi po presim! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm