Ku kanë humbur grupi TBA?!

By

Fillimet e viteve 2000 ishin edhe vitet kur repi shqiptarë mori hapat e parë dhe filloi ngritjen e nivelit të tij duke u kthyer kështu në zhanrin më të dëgjuar në vend tashmë.

E shkak për këtë natyrisht ishin edhe grupet e shumta të cilat u formuan menjëherë pas përfundimit të luftës duke kontribuar shumë në ngritjen dhe zhvillimin e këtij zhanri.

Një ndër ta ishte edhe grupi ‘The Bloody Alboz’ i cili përkundër grupeve tjera që ishin në Kosovë bazën e veprimit e kishin në New York të SHBA.

Atë kohë përkundër mundësive të vogla në shpërndarjen e këngëve nëpër internet dhe pengesës që i krijonte distanca e madhe ata ishin një prej grupeve më aktive duke u renditur kështu ndër grupet më të dëgjuara e më të mira.

Por sot shumë vite pas atyre sukseseve shumica prej anëtarëve të saj janë pak aktiv për të mos thënë fare.

Këtë mund ta vërejmë shum leht duke filluar nga artisti kryesor i grupit Unikkatil e duke vazhduar me të tjerët Presioni, Klepto, Jetoni, B52, Cyanide, N.A.G të cilët ka kohë që nuk kanë sjellur projekte të reja.

Mungesën e madhe natyrisht se po e ndiejn fansat besnik të tyre të cilët pavarësisht aktivitetit të vogël nga ana e tyre nuk rreshtin së përkrahuri asnjëherë.

Ditët e ‘bardha’ për fansat do të vijnë përsëri pasi ka zëra të shumtë që tregojnë se ata janë duke punuar dhe se rikthimi me projekte të reja është vetëm çështje kohe. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm