Nga Dubai në Prishtinë: Zbulohet arsyeja e qëndrimit të gjatë të Zaiminës në Kosovë

By

Pasi mbushi bateritë mirë në një qëndrim disa javor në Dubai ku u tha se shkoi për të tejkaluar periudhën e vështirë të ndarjes, bukuroshja Zaimina Vasjari u kthye në trojet shqiptare.

Megjithatë, Tirana nuk ishte destinacioni i saj kryesor meqenëse që prej kthimit, ajo ka qëndruar në shumicën absolute të kohës në Kosovë.

E realisht janë punët në muzikë të cilave po i qaset tashmë seriozisht, ato që po e mbajnë Vasjarin në Prishtinë.

Pasi xhiroi shpejt videoklipin ‘Rren’ të Bleros ku edhe ishte protagonistja kryesore, Zaimina i është përvishur punëve në studio.

Dje pasdite, këngëtarja ka vizituar studion Elephant të Bleros aty ku po realizohet dueti i dytë mes dyshes, pas ‘Veç ti’ që kishte pasur sukses të konsiderueshëm vite më parë.

Duket se mungesa e gjatë e shumëpërfolur e Zaiminës nga kamerat dhe jeta publike në përgjithësi po kompenzohet në mënyrën më të mirë të mundshme tashmë kur si ‘e lirë’, bukuroshja mund t’i bëj planet komplet e pavarur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm