Cila nga artistet është mikesha e ngushtë e Flori Mumajesit?!

By

Miqësitë pa hile që i rezistojnë viteve në estradën shqiptare janë të rralla por fatmirësisht akoma ekzistuese.

E tillë është ajo e Flori Mumajesit dhe këngëtares Shkurte Gashi që daton shumë vite më parë kur dyshja bashkëpunonin në aspektin profesional.

Pa shumë zhurmë e pompozitet, miqësia mes Florit e Shkurtes duket të ketë vazhduar për vite teksa punët e përbashkëta në studio janë bërë shkaku që ata t’i shohim bashkë përsëri.

Sipas të gjitha gjasave për mundësinë e bashkëpunimeve në projekte muzikore, Flori e Shkurta kanë shpeshtuar postimet së fundmi ku mes tjerash nuk kanë kursyer as komplimentet shkruan Prive.al

Me fjalë të mëdha, kantautori ka shprehur admirimin e tij të thellë përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku në foton përkrah Shkurtes shprehet:

Sot??? Veshtire te kesh miq… sidomos “ARTIST”

 

Artikuj të ngjashëm