Mark Marku me aheng të madh për lindjen e djalit?!

By

Për lidhjen e tyre në fillime u fol fare pak për faktin se dy artistët qëndruan tejet të rezervuar me informacione për publikun.

Por, asgjë nuk mbeti pa u kuptuar kur shtatzënia e Nora Muçajt u vu në pah duke mos lënë dilema për relacionin e Norës dhe Mark Markut që tash e një kohë po jetojnë në Zvicërr me djalin e tyre.

E tashmë kur djali Gega është rritur pak, familja po planifikon diçka të madhe.

Prive nga burime pranë Mark Markut ka arritur të mësojë se me 5 Nëntor, këngëtari do të organizojë në Kosovë një aheng të madh familjar me qindra të ftuar për të festuar ardhjen në jetë të Gegës.

Me masivitetin e mysafirëve dhe investimin tejet të madh, ky aheng familjar luksoz sipas të gjitha gjasave do jetë zëvëndësimi më i mirë për dasmën e munguar të çiftit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm