Trendit të këngëve nga reperë shqiptarë që në temë kanë emrat e njohur të futboll i janë bashkangjitur sonte Skivi e Cozman nga Babastars.
Dyshja kanë publikuar projektin e titulluar ‘Maradona’ që mban vulën e Big Deal Records me tekst të Skivit, Cozyt por edhe të Getoar Selimit.
Kënga në tekstin eksplicit prek me qëllim apo rastësishëm tituj e tekste të kolegëve të skenës që së fundmi erdhën paraprakisht me projekte të ngjajshme.
Pasi merren me kokainën e Coca-Colën, Skivi dhe Cozman në tekst përkujdesen që të tregojnë se sa të arrirë kanë qenë financiarisht e në karrierë kur ‘ata’ nuk kanë pasur gjë.
Nuk dihet saktësisht nëse kjo këngë i drejtohet dikujt si ‘diss’ por në bazë të tekstit, kjo nuk duket të jetë e pamundur. /Prive.al/