Më në fund është publikuar projekti më i ri nga Genta Ismajli që pason hitin ‘Shake it’.
Sërish, Genta nuk ka ardhur solo por në bashkëpunim me një artist të ri, Muman në këngën e titulluar ‘Squat baby’.
Ky krijim muzikor mban vulën e Alfred Sulës dhe ka tekst të vetë Mumas.
Për vizuelizimin është përkujdesur produksioni Entermedia i cili ka xhiruar skenat ku Genta shfaqet më e nxehtë se asnjëherë tjetër me lëvizjet koreografike dhe veshjen provokuese.
Mbetet të shihet se si do pritet ky projekt nga publiku. /Prive.al/