Zbulohet mesazhi BEFASUES prapa klipit të Vesa Lumës

By

Që prej momentit të parë kur edhe u publikua si projekt rreth një javë më parë, projekti i Vesa Lumës në bashkëpunim me Mr. Rez e Big Basta ‘Inna Di Dance’ mes tjerash zuri vend në media edhe për skenarin e videoklipit.

Kënga që solli Vesën në zhanri reggae u përfol për një mesazh të fshehur në prapavijë.

Për të parën herë, këngëtarja zbuloi në NIN me Alaudin Hamitin se ‘Inna di Dance’ lidhet me marihuanën, megjithëse termin nuk e zuri në gojë për as edhe një moment të vetëm.

Vesa deklaroi se klipi i xhiruar në disa lokacione të ndryshme në Shqipëri e Kosovë nuk ka pasur specifikisht qëllim promovimin e bukurive shqiptare, meqenëse kjo është bërë paraprakisht nga qindra artistë.

‘Xhirimet janë kryer në vende ku ka të korrura interesante’ – u shpreh këngëtarja duke aluduar në vatrat e panumërta në Shqipëri ku kultivohet kjo bimë.

Ndryshe, historikisht, Vesa njihet për trajtim të tematikave tabu në projektet e saj. Parase të vinte në fokus marihuanën, tek ‘I ndaluar’ në vitin 2013, ajo zgjodhi të merrej me dashurinë e gjinisë së njejtë, duke pasur në klip si askush tjetër, çiftin e përbërë prej dy vajzave. /Prive.al/

https://www.youtube.com/watch?v=RMuyMKtDyQo

Artikuj të ngjashëm