Diçka e madhe po vjen nga Bleona, dhe kësaj rradhe një gjë e tillë është ZYRTARE!
Përmes rrjetit social Instagram, këngëtarja e njohur ka paralajmëruar surprizën e rradhës me hiç më pak se një miliarder indian të quajtur Lalit Modi.
Kanë qenë mediat e shtetit të Modit ato që kanë ngritur pikëpyetjet përmes një artikulli shkaku i një postimi të bërë nga miliarderi i cili shfaqet me Bleonën nën përshkrimin: ‘projekte të mëdha po vijnë’.
Nuk dihet se për çka bëhet fjalë saktësisht por vetë indiani në Instagram ka vërshuar me komplimente për shqiptaren duke e konsideruar atë si këngëtare të mrekullueshme të mbushur plot me jetë.
Modi, mes tjerash i ka premtuar Bleonës se do ta dërgojë atë në nivele të reja mes tjerash edhe me një agjendë tejet të ngjeshur.
Ndryshe, Mid Day Mumbai ka hedhur hipoteza se a do përfshihet India në këto plane të biznesmenit, të cilin e kanë përshkruar si njeri që njihet se është i rrethuar vazhdimisht nga femra të bukura. /Prive.al/