Për këngëtaren nga Shqipëria, Daniela Kamberi – Fibi, dita e sotme është pak më e veçantë për faktin se bukuroshja shënon ditëlindjen.
Por, kur është fjala tek festa, për këngëtaren nga Shqipëria, mbrëmja e sotme do jetë e paharruar.
Kjo për faktin se siç ka arritur të mësoj Prive.al nga burime pranë Fibit, për të është përgatitur një festë ultra luksoze në Zurich.
Eventi do të zhvillohet në llojin e një private-party në prani të dhjetëra të ftuarve në një lokacion roof-top ku edhe për veshjen e mysafirëve është menduar deri në detaje, me ç’rast kodi i veshjes është solemn.
Detaji më interesant i eventit, siç mësohet është ai se në festë do shërbehet vetëm një pije – Shampanjë me edicion të limituar.
Mbesim të shohim me kalimin e orëve edhe fotot nga kjo festë ultra luksoze. /Prive.al/