Brenda festës mahnitëse për Teuta Krasniqin: Princesha e vogël po vjen!

By

Aktorja Teuta Krasniqi u befasua dje pasdite me një festë të menduar nga motra e saj Bubulina në prag të ardhjes në jetë të vajzës së saj të dytë.

Ishte vetë aktorja që zbuloi pak nga festa ku të pranishme ishin familjaret dhe mikeshat e saj por një këndvështrim më të detajuar ju sjellim sot përmes artikullit.

Dekori, një komponent shumë i rëndësishëm në festa i ishte besuar sërish kompanisë Grand Decor si kompani inovative që risitë i sjell që prej vitit 1999.

Gjithçka ishte menduar deri në detaje nga stafi i kompanisë që për dekor, doli përtej shablloneve duke mos pasur ngjyrën pembe si dominuese për vajzën që vjen në jetë së shpejti, por duke e kombinuar atë me mentë të lehtë.

Ambienti përrallor kishte pasur vëmendje deri në detaje ku secila pjesë shoqërohej me mbishkrimin ‘Princesha e vogël po vjen’.

Ndryshe, tradita e festave siç njihen në gjuhën angleze ‘Baby Shower’ ka ardhur së fundmi në trojet tona teksa paraprakisht ishte këngëtarja Argjentina Ramosaj që pati organizuar diçka të ngjajshme vitin e kaluar kur priste ardhjen në jetë të djalit, Noah. Edhe atëbotë, ishte GRAND Decor kompania e përzgjedhur për t’u marrë me organizimin e dekorit. /Prive.al/

1473674747936

1473674703799

1473674687517

1473674657005

 

Artikuj të ngjashëm