Vëmendje: Ja kur dalin në shitje biletat për koncertin e Duas

By

Numërimi prapa ka filluar dhe një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në kryeqytet për verën e këtij viti po afron.

Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri në koncertin e Dua Lipës me 9 Gusht në Gërmi, interesimi i madh ka bërë që shumë persona të pyesin se kur do të nis shitja e biletave.

Prive.al mëson se të Shtunën, me 30 Korrik, biletat do jenë në shitje në pika të caktuara jo vetëm në Prishtinë por mbarë Kosovën.

Kujtojmë se 100% e të ardhurave të fituara nga biletat në këtë koncert do shkojnë në fondacionin e madh të hapur nga Dua, Sunny Hill Foundation që synon investime ku është nevoja, me theks të veçantë në art e kulturë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm