Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku vazhdimisht në rrjete sociale poston nga përvojat dhe eksperiencat e ndryshme që mes tjerash përçojnë edhe një mësim interesant.
Përtej pozave të rëndomta, Eliza kujdeset që shpesh t’i ndaj edhe gjërat që mund t’iu shërbejnë për të mirë ndjekësve të saj.
Në një të Shtunë të lumtur, aktorja e njohur ka postuar pamjen e shpinës së saj të skuqur nga një terapi me vakum.
‘Duket aspak atraktive e di por largon bronhitisin e pneumoninë. Besoj në kombinimin e mjeksisë së lindjes dhe asaj të perëndimit’ – ka deklaruar mes tjerash në imazh, Eliza. /Prive.al/