Ky është detaji i panjohur për jetën e Ledri Vulës

By

Nisja e karrierës në moshë fare të re në shumicën e rasteve është penalizim për artistët që shkaku i agjendës mbesin shumë  prapa në aspektin e shkollimit.

Si rrjedhojë, edukimi akademik për ta përbën një dëshirë të mbetur në tentativë e cila nuk realizohet ndonjëherë.

Por një prej reperëve më të suksesshëm të skenës shqiptare, Ledri Vula i tillë po tregohet edhe në shkollim.

Dihet se Ledri ka të përfunduar regjinë por pak e dinë se reperi është gati për të përfunduar edhe fakultetin e dytë.

Këtë e tregoi gjyshi i reperit në një intervistë për Prive kur mes tjerash shprehu dëshirën që nipi të vazhdoj të jetë i mirë siç ka qenë dhe të përfundoj dy provimet e mbetura të fakultetit të dytë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm