Reperi shumë i pëlqyer, Lumi B, pak ditë më parë shqetësoi fansat me një foto në rrjetin social Snapchat ku shihej teksa merrte infuzion.
Fillimisht u mendua se kjo shtrirje në spital kishte të bënte me lodhjen eventuale të reperit nga agjenda e ngjeshur por duket se problemet qëndrojnë diku tjetër.
Lumi siç mëson Prive.al ka probleme me fyt dhe si rrjedhojë duhet t’i nënshtrohet terapisë për një javë rresht në mënyrë që ky komplikim i lehtë shëndetësor të shërohet plotësisht.
Reperi nuk po i ndal koncertet as në këtë gjendje por për të mos iu shmangur këshillave të mjekut, ai kudo që ndodhet po e merr terapinë e nevojshme, sikurse mbrëmë në jug.
‘Mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Pre party në urgjencë para koncertit’ – ka shkruar ai në foton me stafin e urgjencës në Vlorë. Të shkuara Lum! /Prive.al/