Përderisa duhej të ishte në Top Awards, nuk do besoni se me çka po merret Noizy!

By

Shumë emra të njohur kanë bërë të ditur tash e një kohë bojkotimin e Top Awards por një befasi e momenteve të fundit ka ndodhur si rrufe në qiell të hapur.

Lideri i OTR, Noizy, me shumë trumbetim si një prej emrave që do merrte pjesë e madje edhe do performonte, ka vendosur ta lë Top Awards.

Besoni ose jo, ai aktualisht gjendet tek vila e Blerim Destanit në Dubai duke… GATUAR

Pjesë nga gatimet e Noizyt që këtë fushë e ka shumë pasion, i ka ndarë në Snapchat aktori Blerim Destani megjithëse pa precizuar qartë Noizyn apo ndonjë tjetër mik të tij.

Ndryshe, bojkot ka ardhur edhe nga princesha e OTR, Enca që aktualisht po shijon pushimet në jugun e Shqipërisë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm